Kuriozitet

Pesë gjëra të mëdha që zgjatën më pak se marrëveshja e Brexitit

Çfarëdo që mendon për Brexitin, ose nëse nuk mundohesh të mendosh fare për të, ne do të pajtohemi në një pikë.

Ka shkuar shumë, shumë larg.

Janë më shumë se 1,000 ditë që kur Britania e Madhe votoi të largohej nga Bashkimi Evropian dhe po duket sikur politikanët vetëm tash po hyjnë në fund të lojës. Ndoshta!

Pra, tash deputetët britanikë kanë refuzuar për herë të tretë marrëveshjen e kryeministres për të dalë nga Bashkimi Evropian.

Por, janë 5 gjëra të mëdha që kanë ndodhur në historinë e njerëzimit të cilat nuk kanë zgjatur kaq shumë, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Ndërtimi i Titanikut

Anija e fuqishme u ndërtua në Belfast, u fut në përdorim në vitin 1909 dhe nisi të lundroj vetëm 26 muaj më vonë, e që i bie rreth 790 ditë.

Image

Udhëtimi në Mars

Kur planeti Mars dhe Toka janë më afër njëra-tjetrës, merr rreth 300 ditë për të fluturuar mes tyre.

Image

I gjithë komploti i serialit “Game of Thrones”

Të gjitha ngjarjet në serialin e famshëm “Game of Thrones” duket se ndodhin gjatë një periudhe rreth 3-4 vjet (rreth 1,100 deri 1,400 ditë).

Image

Jetëgjatësia e një brejtësi

Jetëgjatësia mesatare e një lloj brejtësi është rreth tre vjet (rreth 1.100 ditë).

Image

Ndërtimi i Kullës së Eifelit

Kulla e Eifelit u ndërtua në më pak se 700 ditë. Ndërtimi i saj u bë mes viteve 1887 dhe 1889.

Image