Toka do të goditet nga një tërmet gjigant?

Toka do të goditet nga një tërmet gjigant?

28 March 2019 18:19

Një tërmet gjigant pritet ta godasë Tokën në ditët e ardhshme, kjo falë radhitjes së planetëve në sistemin tonë solar, ka paralajmëruar një parashikues i vetëdeklaruar i tërmeteve.

Merkuri, Toka, Venera, Neptuni dhe Dielli kanë filluar të radhiten prej ditës së hënë, me datën 25 mars, dhe tërheqja gravitacionale që do pasojë do shkaktojë një tërmet madhor. Kjo pasi tërheqja e planetëve po ka efektin e tërheqjes së litarit në Tokë, duke shkaktuar tension brenda pllakave tektonike. Parashikimi është bërë nga hulumtuesi i tërmeteve Frank Hoogerbeets në uebsajtin e tij Ditrianum.

Hoogerbeets beson që një tërmet i fuqishëm është i paevitueshëm në ditët e ardhshme, dhe mund të regjistrojë magnitudën tetë në shkallën Rihter. Gjithçka përmbi shkallën tetë konsiderohet një tërmet i madh, dhe mund të shkatërrojë komunitetet që janë afër epiqendrës, thotë parashikuesi.

Hoogerbeets bëri parashikimin duke përdorur Indeksin e tij të Gjeometrisë së Sistemit Diellor (SSGI) i cili “është llogaritja e një skedari të dhënash për një kohë të caktuar të vlerave të dhëna në pozicione gjeometrike specifike të planetëve, hënës dhe diellit”. Ai shtoi se “pas tre vjet vëzhgime, u bë e qartë se gjeometria planetare në Sistemin Diellor në mënyrë të qartë shkakton një rritje sizmike”.

Por ekspertët kanë hedhur poshtë pretendimet e z. Hoogerbeets, duke thënë se nuk ka asnjë mënyrë që tërmetet mund të parashikohen. Gjithsesi, ka sugjerime që Hoogerbeets e parashikoi në mënyrë të saktë tërmetin e fuqishëm 7.3 ballësh që goditi Perun me datën 1 mars. Por është konsideruar koincidencë, pasi që Peruja shpesh goditet nga tërmetet, pasi që shteti amerikano-latin gjendet përmbi Unazën e Zjarrit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme