Kuriozitet

29 prilli ndër vite

Descriptive Text

29 prilli është dita e 119-të në kalendarin Gregorian, e këtë vit shënon në ditën e shtunë.

Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje që bënë histori në po këtë ditë nëpër vite të ndryshme.

1429 - Lufta 100 vjeçare: Xhovana D'arko cliron Orleins nga pushtimi anglez

1429 – Zhan d'Ark arrin në Orleansin e rrethuar. Qyteti kishte rëndësi strategjike dhe simbolike për të dy palët e konfliktit - francezët dhe anglezët kishin hyrë në një luftë 100 vjeçare. Pas 18 muajsh rrethimi, ndërsa anglezët pritej të fitonin, rrethimi ra 9 ditë pas mbërritjes së përforcimeve franceze me në krye 17 vjeçaren Joan d'Ark.

1899 - Njeriu i cili u bë një nga kompozitorët më të mirë të shekullit XX , Edward Kennedy Ellington, lindi në Uashington DC. Që në fillim; i pashëm, i ri, i veshur firmato, ai mori pseudonimin, Dukë.

1922 - Zhvillohet kampionati i parë ndërkombëtar i peshëngritjes, në Talin, Estoni.

1945 - Forcat amerikane lirojnë 31.601 të burgosurit nga kampi i përqendrimit nazist në Dachau, Gjermani.

1945 - Lufta e dytë botërore: Ushtria gjermane dorëzohet në Itali.

1945 - Adolf Hitler martohet me Eva Braun.

1946- Tribunali ndërkombëtar ushtarak padit ish-kryeministrin e Japonisë Hideki Tojo dhe 28 ish udhëheqës japonez për krime lufte.

1967 - Muhamed Aliu e refuzon thirrjen për shërbim ushtarak, e me këtë rast i merret edhe titulli i kampionit.

1986- Në Los Angeles shpërthen një zjarr në bibliotekën qendrore me ç’rast janë dëmtuar 400.000 libra, dhe shumë gjëra tjera.

1991 - Kroacia shpall pavarësinë nga Jugosllavia.

2011- Dasma e princit William me Catherine Middelton, e cila u organizua në Londër.