Avioni i British Airwaysit ateron gabimisht në Edinburg

Avioni i British Airwaysit ateron gabimisht në Edinburg

25 March 2019 15:17

Një fluturim i kompanisë britanike British Ariways, i destinuar për Dyzeldorf të Gjermanisë, ateroi gabimisht në Edinburg të Skocisë, pasi dokumentet e fluturimit u dorëzuan gabimisht.

Pasagjerët e kuptuan gabimin vetëm kur aeroplani ateroi dhe përcjellësit e fluturimit uruan “mirëseardhjen në Edinburg”, shkruan rel.

British Airways tha se fluturimi më pas është ridrejtuar dhe se ka zbarkuar në Dyzeldorf.

“Iu kemi kërkuar falje klientëve për këtë ndërprerje të udhëtimit të tyre dhe do të kontaktojmë secilin nga ta individualisht”, tha përmes një deklarate British Ariways.

Nuk është e qartë se sa pasagjerë janë prekur nga gabimi.

Avioni u ngrit nga Aeroporti i Qytetit të Londrës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme