Vrimat e zeza përfundojnë në një monedhë, në nder të Hawking

Vrimat e zeza përfundojnë në një monedhë, në nder të Hawking

25 March 2019 10:51

Një vit pas vdekjes së Stephen Hawking, 14 mars 2018, ekuacioni i tij që përshkruan sjelljen e vrimave të zeza përfundon mbi një monedhë me vlerën e një gjysmë sterline, prodhuar vetëm për koleksionistët. Kjo monedhë u krijua në Britani të Madhe.

“Mendoj se babai im do të kishte qenë i lumtur që do të ishte në krahë të Isak Njutonit dhe Çarls Darvinit, që në të kaluarën kanë marrë të njëjtin nderim”, komentoi vajza e Hawking, Lucy për televizionin “BBC”.

Monedha nuk tregon fytyrën e shkencëtarit, por një seri rrathësh koncentrik që përfaqësojnë mënyrën se si deformohet hapësira në prani të një vrime të zezë, për shkak të tërheqjes së saj gjigante gravitacionale. Është aq e lartë sa që as drita nuk arrin t’i rreziztojë, duke përfunduar e thithur brenda saj, pasi kalon pikën e moskthimit, i ashtuquajtur edhe horizonti i ngjarjeve. Në pjesën e sipërme të imazhit shkruhet formula e Hawking që përshkruan vetitë e viramve të zeza, që ndiqet nga emri i fizikanit.

Në fakt, Hawking kishte zbuluar se vrimat e zeza, në të vërtetë, nuk ishin edhe kaq të zeza. Në bazë të ligjeve të mekanikës kuantike ato mund të humbasin matierie dhe energji në formën e rrezatimit, që quhen rrezatimi i Hawking, duke u shpërbërë për një kohë shumë të gjatë./atsh

Komentet

Shto koment

Të ngjashme