Toka sot goditet nga një stuhi e fuqishme diellore

Toka sot goditet nga një stuhi e fuqishme diellore

23 March 2019 09:39

Sot Toka do të goditet nga një stuhi e ngjeshur dhe e fuqishme diellore, ka njoftuar meteorologia Tamitha Snow në portalin nooa, përcjell Al-Jazeera.

Gjatë kësaj kohe në Tokë pritet të ketë çrregullim në punën e GPS-it dhe vështirësi në punën e radiostacioneve por edhe do të mund të shihet aurora, transmeton Koha.net.

Stuhitë diellore janë dukuri e shpeshtë që shkaktojnë probleme në pajisjet për komunikim dhe në sistemet tjera elektronike.

Ato në Tokë dërgojnë valë të mëdha të energjisë elektromagnetike dhe kjo ndikon në fushat magnetike tokësore.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme