Carter, presidenti amerikan që ka jetuar më së gjati Foto: Reuters / ilustrim

Carter, presidenti amerikan që ka jetuar më së gjati

22 March 2019 20:07

Jimmy Carter të mërkurën ka shënuar një moment historik duke u bërë kështu ish-presidenti që ka jetuar më së gjati ndonjëherë.

Ai është 94 vjeç e 172 ditë, ku ka kaluar rekordin e presidentit George H.W. Bush.

“Ai dhe zonja Carter bëjnë ecje dhe kujdesen për shëndetin duke ndjekur kështu dieta të shëndetshme”, i ka thënë CNN-it Deana Congileo, zëdhënëse në Qendrën Carter.

“Të dy, edhe presidenti edhe zonja Carter, janë të përkushtuar të ushtrojnë ndikimin e tyre për të bërë botën një vend më të mirë, dhe miliona njerëz të varfër në botë janë falënderues për mirësinë e tyre”, ka thënë ajo, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

Qendra nuk është duke planifikuar ndonjë festim special.

“Ne në Qendrën Carter jemi falënderues për jetën e tij të gjatë dhe për shërbimin e tij ndaj miliona njerëzve të varfër në botë”, thuhet në njoftimin e Qendrës.

Si fitues i çmimit Nobel dhe tri çmimeve Grammy, ish-presidenti Jimmy Carter është presidenti amerikan që ka jetuar më së gjati.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme