Kuriozitet

Policia londineze ia bën qejfin 104 vjeçes, e arreston me akuzën “qytetare me sjellje të shkëlqyer”

Një azil pleqsh në Angli ndërmori një program të ri, ku të moshuarve u jepej mundësia të shprehnin një dëshirë që e kanë pasur gjithë jetën, dhe ata do të përpiqeshin t’ua realizonin.

Kështu, disa pleq shprehën dëshirën të bënin xhiro me Rolls Royce, dikush kërkoi një masazh, një tjetër të vizitonte një klub motoristësh…

Por një gjyshe 104-vjeçare pati kërkesën më të çuditshme. Ajo kërkoi të arrestohej.

“Jam 104 vjeçe dhe s’e kam shkelur asnjëherë ligjin”, tha ajo.

Dhe policët nuk u kursyen, por erdhën menjëherë dhe e arrestuan me akuzën: “qytetare me sjellje të shkëlqyer”.

“Ishte interesante”, tha e moshuara, teksa tregonte se si ishte ndier kur i kishin vënë prangat. “Nuk më kishte ndodhur asnjëherë në jetë”.

{gallery}