Kuriozitet

Gjykata ia ndaloi ushtrimin e “profesionit”, por Hysri Peqani regjistron biznesin e tij “Burdushi shpirtëror”

Mjeku popullor, Hysri Peqani i njohur si Burdushi, gjatë ditës së mërkurë ka publikuar certifikatën e regjistrimit të biznesit të tij, ndonëse Gjykata Themelore e Prizrenit ia kishte ndaluar ushtrimin e “profesionit” për tre vjet.

Peqani biznesin e tij e ka regjistruar duke qenë në arrest shtëpiak, pasi që Gjykata Themelore në Prizren, departamenti i krimeve të rënda, ndërroi masën e paraburgimit, të cilën e kishte deri më tani Burdushi, në masën e detyrimit të paraqitjes në polici.

Sipas dokumentit, biznesi i tij është regjistruar fillimisht në qershor të vitit 2005, ndërkaq këtë regjistrim e ka vazhduar edhe me datën 20.03.2019.

Hysri Peqani u arrestua nën dyshimin se kishte kryer katër vepra penale si: Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shmangie nga tatimi, mashtrim, dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Image