Kuriozitet

Mbështetësit e idesë se Toka është e rrafshët nisen në ekspeditë në Antarktidë, duan ta zbulojnë "skajin e botës"

Gjithnjë e më shumë njerëz po besojnë në teorinë se toka është e rrafshët, dhe po organizojnë konventa, po xhirojnë video, takime reale dhe po flasin se si t’i bindin të gjithë njerëzit se Toka është e rrafshët. Vendimi i tyre i fundit është që ta vizitojnë Antartikën dhe ta zbulojnë skajin e botës.

"Nuk besojmë se diçka mund të bjerë nga skaji i Tokës, për shkak se shumë njerëz mendojnë se jemi në ndonjë formë të gjysmës së sferës, dhe se yjet, Dielli dhe Hëna janë brenda asaj gjysmë sfere me ne. Ato janë shumë lartë, por janë brenda me ne. Pra, nuk ka gjasa që diçka të bjerë nga planeti", tha Robbie Davidson, një nga organizatorët e ekspeditës, njofton revista Forbes.

Plani i tyre është që të shkojnë “deri në fund” të Antarktidës dhe kështu të dëshmojnë se ka skaj të botës, apo vend ku përfundon gjithçka. Sipas pohimeve të tyre, kapiteni Cook në vitin 1773 erdhi deri tek një mur i madh akulli në Antarktidë dhe nuk arriti të gjente rrugë për ta anashkaluar atë, shkruan KOHA Ditore.

Image

Ai lundroi për ditë të tëra dhe i kaloi më shumë se 96 mijë kilometra duke e kërkuar ndonjë vrimë në mur përmes së cilës do të mund të kalonte në anën tjetër, por kurrë nuk e gjeti atë. Muri i akullit ishte shumë i madh dhe atij nuk i shihej fundi. Pikërisht për shkak të kësaj ekspedite dhe ekspeditave të ngjashme, ata besojnë se nuk ka asgjë në anën tjetër të murit dhe se aty ndodhet skaji.

Ende nuk është përcaktuar data e saktë e ekspeditës, ndërsa shumë njerëz me padurim i presin rezultatet, sepse ato do të rifillojnë shumë debate mes atyre që besojnë se Toka është e rrafshët dhe atyre që mendojnë se Toka është një sferë e rrumbullakët.