Dhjetë adoleshentë e rrahin nënën 34-vjeçare pasi u tha të mos bëjnë zhurmë

Dhjetë adoleshentë e rrahin nënën 34-vjeçare pasi u tha të mos bëjnë zhurmë

19 March 2019 16:59

Një nënë e dy fëmijëve është rrahur keq nga një grup adoleshentësh.

Ngjarja që ka tronditur Rumaninë ka ndodhur të premten mbrëma. Anca Si Piticii po largonte gjërat nga bagazhi i veturës kur ndodhi sulmi.

Paraprakisht, ajo i tha grupit të adoleshentëve që të mos bëjnë zhurmë, sepse fëmijët e saj ishin në gjumë, transmeton Koha.net.

Sulmi vlerësohet të ketë qenë racist, sepse sulmi ndodhi pasi ata menduan se gruaja ishte polake.

“Po largoja gjërat nga vetura, kur e pashë një grup të fëmijëve që po bënin zhurmë. Ishin rreth 10, djem e vajza, që filluan edhe të më shajnë. Unë u kërkova të mbajnë qetësi sepse ishte 11 e gjysmë e mbrëmjes dhe fëmijët ishin në gjumë”, deklaroi Piticii.

“Një nga vajzat erdhi drejt meje e më tha gjithçka. U kërkova të jenë më të qetë e të largohen nga aty sepse ishte pronë private ose do e thërrisja policinë. Aty u nervozuan me mua duke thënë se unë si polake meritoj një mësim, e pastaj më goditën me grushte e këmbë duke më thënë se duhet të kthehem në shtetin tim”, shtoi ajo në dëshminë tronditëse.

Në fund, ajo i shpëtoi disi sulmit duke ikur dhe thirrur policinë. Një veturë e zezë erdhi dhe i mori fëmijët e moshave 13-15 vjeç para se të arrinte policia.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme