Kuriozitet

Ngritja e gishtit të mesëm, formë e shprehjes së lirë në SHBA

Descriptive Text

Ngritja e gishtit të mesëm është formë e shprehjes së lirë, ka vendosur një gjykatë në SHBA.

Një gjykatë apeli ka vendosur se një shofere që ia kishte treguar gishtin e mesëm një polici, është e mbrojtur nga Amendamenti i parë i kushtetutës.

Gjithçka kishte nisur më 2017 kur një grua në Michigan ia kishte bërë një polici me gisht të mesëm pasi ai e kishte ndalur për tejkalim shpejtësie. Më pas polici e kishte ndalur sërish dhe e kishte gjobitur gruan.

Ajo kishte apeluar në Gjykatën e Apelit dhe kjo gjykatë vendosi në favor të saj, duke thënë se gruaja s’ka shkelur asnjë ligj me gishtin e mesëm.