Vrau qenin e komshiut, dënohet me 9 vjet burgim

Vrau qenin e komshiut, dënohet me 9 vjet burgim

18 March 2019 10:36

Vrasja e qenit të komshiut i kushtoi shtrenjtë një burri në Britani, që u dënua më pas me 9 vjet burgim.

Ai e vrau kafshën me shkop bejsbolli, ndërsa më herët kishte plagosur edhe një qen tjetër duke i nxjerrë syrin.

David C. Herbert, një-ish punonjës i marinës u dënua të premten për abuzimin fizik ndaj qenve të fqinjëve duke metoda çnjerëzore përfshirë acid dhe helm.

Në gusht të vitit të kaluar, 39-vjeçari u dënua për gjashtë akuza për mizori ndaj kafshëve, një akuzë për vjedhje, katër akuza për vandalizëm për dëmtimin e dy qenve të fqinjëve të tij, njëri prej të cilëve ngordhi, transmeton noa.

Sipas autoriteteve Herbert sulmonte fqinjët e tij në afërsi të Oceanside në vitin 2017, duke i helmuar ose djegur qentë e me kimikate.

Policia tha se gjetën gjak në makinën e Herbert dhe në një shkop bejsbolli që i përkiste atij.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme