Kuriozitet

Një plazh për një ditë, Antigua krenohet me vendet e saj me diell

Descriptive Text

“365 plazhe, nga një për çdo ditë të vitit”, kjo është moto e cila përdoret vazhdimisht, si simbol i krenarisë në ishullin Antigua në Karaibe.

Bregdeti i gdhendur i ishullit të Karaibeve lindore duket i pafund, me limane të varrosura dhe xhepa me rërë përrallore që ndahen në çdo cep.

Ka kopshte private për banja më diell, palma të cilat shtrihen përreth rërës së bardhë e në të cilat mund të bëhen kartolina të përsosura nga Karaibet, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

Madje edhe në kryeqytetin e Shën Gjonit, ka treg të ushqimit i cili qëndron i hapur në ajër të pastër, bateristë të gjallë dhe anije kolosale.

Image

Pronarët e famshëm të pronave si Eric Clapton, Oprah dhe Giorgio Armani janë joshur nga bregdeti i Antiguas dhe kanë pasuri të patundshme, por janë vendasit që e bëjnë atë vend të gjallë.

Shitësit në rrugë shesin ananaset e zi të cilët janë të famshme në ishull, peshku i përjavshëm i cili shitet nën tingujt e tambureve. Ndërkaq anëtarët e stafit punojnë në orar të plotë, për t’i bërë mysafirët e hoteleve që vijnë nga e gjithë bota, të ndihen sikur në shtëpinë e tyre.

Antigua është një nga dy ishujt që përbëjnë shtetin kombëtar të Antigua dhe Barbuda. Ishulli i saj motër, Barbuda, shtrihet 27 milje në verilindje të Antiguas, me një sipërfaqe prej 62 milje katrorë dhe një popullsi prej rreth 1,600.