Kuriozitet

Pusi i parave të pafundme të Pentagonit

Foto: Rolling Stone

Një auditor i Forcave Ajrore në pension që quhet Andi, tregon një histori për një gjë që ndodhi në bazën ajrore të Ogedenit në Utah. Diku në fillim të vitit 2001, diçka kishte shkuar keq me një urdhër në inventarin bazë. Andi mendon se ishte një gabim i thjeshtë i të dhënave. “Dikush ka porositur pesë gjëra”, thotë ai, “dhe doli si urdhër për 999,000 sosh”, thotë ai duke qeshur.

“Ishte ndoshta vetëm ndonjë defekt i automjetit nga porositeshin makineritë. Dhanë urdhër të gabuar për një pjesë në makineri dhe ajo fiku çdo fushë. Askush në të vërtetë nuk dha ndonjë urdhër të madh që ta nxjerrë përbindëshin nga ato fatura. Por faji ishte tek transaksioni dhe gjurmët e letrës për atë porosi misterioze asnjëherë nuk u gjetën. Gjithsesi filluan të lëvizin në labirintin e zyrës së kontabilitetit tek Forcat Ajrore”. Andi kujton incidentin, sepse si një suvenir mbajti postën e email-it të 28 qershorit 2001 që qarkullonte rreth tij në botën e kontabilitetit të Forcave Ajrore, në të cilën diskutohej vlera e gabuar e dollarit, shkruan Rolling Stone, transmeton Koha.net.

“Duam të ju mbajmë ju të gjithëve të informuar për rregullimet masive të inventarit i cili u riparua të mërkurën e kësaj jave. Nuk është aq keq sa menduam (8,5 trilionë dollarë). Goditja ishte se ne kishim menduar që ishin 3.9 trilion dollarë në vend të 8.5 trilion dollarëve sa thoshin tani”, thotë ai.

“Forca Ajrore e cila kishte buxhet 85 miliard dollarë atë vit, pothuajse krijoi një goditje nga një gabim kontabël tri herë më të madh se GDP-ja në SHBA e cila ishte më shumë se 10 trilionë në vitin 2001. Askush nuk humbi para. Ishte vetëm një gabim në letër e cila u kap në kohë. Po të kishin qenë 10 miliardë do të kishin kaluar”, thotë Andi duke qeshur.

Vite më vonë, Andi e shikonte si tjetër çështjen e kontabilitetit masiv që hynte në burokracinë ushtarake. Forca Ajrore ndërroi një nga sistemet e saj të raportimit financiar dhe pas ndryshimit, shërbimi tregoi të dhëna negative për inventarin.