Duke ndjekur një ketër, qeni ngec në çati

Duke ndjekur një ketër, qeni ngec në çati

17 March 2019 09:50

Për të ndjekur një ketër në shtëpi, një qen ka mbetur i bllokuar në çati.

Kjo ka bërë që forcat e zjarrfikëses në Tennessee të vihen menjëherë në lëvizje të alarmuar, duke i shpëtuar jetën qenushit me emrin Bella.

Gjatë ndjekjes së ketrit, qeni ra në një gropë që gjendej midis dhomës së gjumit dhe çatisë.

Me ndihmën e një sharre elektrike, forcat zjarrfikëse arritën të hapnin murin dhe të shpëtonin jetën e Bellas, që tani mund të kthehet, më në fund, në krahët e pronarëve./oranews

Komentet

Shto koment

Të ngjashme