21-vjeçarja ia pret vetes dorën me motosharrë

21-vjeçarja ia pret vetes dorën me motosharrë

15 March 2019 10:09

Një vajzë është arrestuar në Slloveni, pasi kishte prerë dorën e saj me motosharrë në mënyrë që të fitonte një dëmshpërblim të majmë nga kompanitë e sigurimeve.

Ky lajm është dhënë nga policia sllovene. Po ashtu e ditur bëhet se e reja që ka prerë dorën vetë i është nënshtruar një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale në Qendrën Mjekësore në Universitetin e Lubjanës, transmeton Koha.net.

Aktualisht ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe dora i është ngjitur. Sipas mediave sllovene ajo shpresonte se pasi të priste dorën do të merrte një dëmshpërblim prej 380 mijë dollarësh, pasi kishte nënshkruar kontrata me 5 kompani sigurimesh para se të priste dorën.

Identiteti i vajzës nuk bëhet i ditur por mësohet se ajo ishte 21 vjeçe.

“21-vjeçarja së bashku me bashkëpunëtorin e saj 29-vjeçar, anëtar i të njëjtës familje, kanë përfunduar në pranga dhe rrezikojnë dënimin me deri në 8 vite burg nëse shpallen fajtorë”, ka deklaruar Valter Zrinski, zëdhënës i policisë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme