9 vjeçari tenton të grabis një dyqan stolish me armë lodër, dështon në mënyrë qesharake

9 vjeçari tenton të grabis një dyqan stolish me armë lodër, dështon në mënyrë qesharake

14 March 2019 11:32

Një video ku shihet një 9 vjeçar i cili tenton ta grabis një dyqan stolish me një armë lodër, është duke u shikuar shumë në internet, transmeton koha.net.

Djali shihet duke hyrë në një dyqan në Moreno të Argjentinës, e duke shikuar nga pas mos e ka ndokënd.

Ai pastaj flet me pronarin e dyqanit, para se ta nxjerrë armën e tij lodër, dhe t’ia drejtojë atij.

Pastaj, pronari i dyqanit e kap për dore ‘grabitësin me përvojë’ dhe thjesht e largon nga dyqani.

Pronari thotë se nuk është frikësuar fare nga ai: “Unë nuk kisha fare frikë sepse ia pash fytyrën djalit. E gjithë kjo ishte si ndonjë lojë. Fillimisht, kur u bëra nervoz, ai buzëqeshi i frikësuar, por pastaj filloj të qante. Unë e nxora jashtë dhe mbylla dyert e dyqanit, pasi momenti i keq kaloi”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme