Demoja e parë e “Starman” nga David Bowie shitet për 50 mijë funte

Demoja e parë e “Starman” nga David Bowie shitet për 50 mijë funte

13 March 2019 20:18

Demoja e "Starman" të David Bowie është shitur në ankand për 50.000 funte. Besohet se ky është regjistrimi i parë i këngës së njohur nga David Bowie dhe demoja u shit në ankandin në Merseyside të Anglisë.

Çmimi fillestar në ankand ishte 10,000 funte dhe në xhirim është edhe një incizim i këngëve të Bowie "Moonagde Daydream" dhe "Hang Onto Yourself", raporton BBC.

Në xhirim mund të dëgjohet se si Bowie i thotë kitaristit Mike Ronson që të mos ndërpresin regjistrimin, pasi kënga është ende në zhvillim e sipër, transmeton KosovaPress. Ronson kasetën-demo ia dha mikut dhe muzikantit Kevin Hutchinson, i cili dëgjoi regjistrimin dhe në kasetë shkroi "Testi i David Bowie" dhe e vuri në tavan.

Kënga më vonë u gjet në albumin e Bowie, “Ziggy Stardust” (1972).

Komentet

Shto koment

Të ngjashme