Pulat bëhen bashkë dhe mbysin një dhelpër

Pulat bëhen bashkë dhe mbysin një dhelpër

13 March 2019 15:26

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Francë, kur një dhelpër ka hyrë në një fermë me 3 mijë pula, transmeton koha.net.

Siç raporton BBC, dyshohet se pulat janë bërë bashkë dhe e kanë sulmuar dhelprën. 

“Ato kanë ndjekur instinktin e tyre dhe e kanë sulmuar atë me sqepat e tyre”, ka thënë Pascal Daniel, shefi i fermës dhe shkollës agrokulturore “Gros-Chene”, transmeton Koha.net.

Trupi i dhelprës së vogël është gjetur pas disa ditësh në një cep të kafazit.

“Kishe vrima në qafë e shpinë të bëra nga sqepat”, thotë Daniel.

Kjo fermë është shtëpi e 6 mijë pulave të cilat mbahen në një vend me 5 hektarë tokë.

Gardhi i tyre qëndron i hapur gjatë ditës dhe shumica e pulave kalojnë ditën jashtë.

Kur dyert janë mbyllur automatikisht, dhelpra, e cila mendohet të ketë qenë pesë apo gjashtë muajshe, mendohet se ka mbetur brenda.

“Ato mund të bëhen mjaftë këmbëngulëse kur janë në grup”, thotë fermeri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme