Lokali parisien që shërben birra “BREXIT”

Lokali parisien që shërben birra “BREXIT”

12 March 2019 18:05

Nëse kryeministrja Theresa May apo ndonjë britaniku i duhet durimi holandez që të tejkalojnë ditët vendimtare të Britanisë për largim nga Bashkimi Evropian, nuk duhet të kërkojnë më larg se në një pub në Paris që ofron birrën tashmë të famshme, “BREXIT”.

E mbushur nga birraria përkrahëse e BE-së në Suffolk të Anglisë, rajon që votoi për largim nga blloku evropian, mesazhi i birrës të jep pak shije të ithët, thotë Lomig Fronty, kamerier në pubin “The Cricketer” në qendër të Parisit, transmeton KTV.

Pronarët e pubit anglez afër stacionit Shën Lazarit në qendër të Parisit, thonë se emri ka habitur klientelën që 30 për qind e tyre janë britanikë dhe shumica kundërshtojnë largimin nga BE-ja.

Derisa po shijonte një birrë pas përfundimit të punës, inxhinieri Steve Crane që u shpërngul në Francë nga Britania para 20 vjetësh, nuk e ka tërhequr emri i birrës pasi më shumë preferon atë IPA.

“Preferoj të shmang çdo gjë që ka të bëjë me BREXIT-in sepse për mua është katastrofë”, thotë ai.

Parlamenti britanik pritet të vendos për marrëveshjen e BREXIT-it të martën.

Paqartësitë e BREXIT-it mjaftojnë që t’u japin kokëdhimbje klientëve britanikë të këtij pubi në Paris.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme