Harron foshnjën në aeroport, detyron avionin të kthehet

Harron foshnjën në aeroport, detyron avionin të kthehet

12 March 2019 10:21

Një avion që u ngrit nga qyteti i Xhides në Arabinë Saudite për të fluturuar në drejtim të kryeqytetit të Malajzisë, Kuala Lumpur, është detyruar të kthehet mbrapa dhe të zbresë në pistë pasi një pasagjere njoftoi se ka harruar foshnjën e saj në aeroport.

Sipas një videoje të publikuar në YouTube, piloti i avionit kërkoi nga qendra e kontrollit të trafikut në Xhide që të kthehet mbrapa në pistë.

"Një pasagjere ka harruar foshnjën në sallën e pritjes. A mund të kthehemi mbrapa?", drejtohet piloti deri të qendra e kontrollit, raportoi media e Malajzisë.

Ndërkaq, i habitur nga kërkesa, punonjësi në qendër i jep dritë jeshile kthimit të avionit, duke thënë se "për herë të parë dëgjojmë një gjë të tillë".

Ende nuk është bërë ndonjë sqarim se si pasagjerja ka harruar foshnjën në aeroport.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme