Kuriozitet

Shet vezoret për të blerë një iPhone

Descriptive Text

Një studente universitare në lindje të Kinës pothuajse vdiq pasi iu nënshtrua një operacioni për të shitur vezoret e saj në një treg të zi për të blerë një iPhone të ri.

20-vjeçarja mori më shumë se 10 injeksione për të stimuluar vezoret e saj para operacionit për të hequr vezët e saj, tregojnë mjekët që e trajtuan atë në një spital në provincën Hangzhou të Zhejiang.

Tre ditë pas operacionit në klinikën ilegale, shëndeti i saj u përkeqësua shpejt dhe ajo pësoi fryrje të barkut dhe vështirësi në frymëmarrje.

Para se të sëmurej seriozisht, gruaja i shiti vezoret e saj për 10,000 juanë ose 1.100 funte dhe bleu një iPhone XS Max, njoftoi spitali në një deklaratë.

Ajo kishte parë shokët e saj të klasës me telefonin e ri të Applet dhe kishte kërkuar ta blinte, por nuk deshi t’i kërkonte para prindërve të saj.

Image
Apple iPhone XS Max

Në kërkim për të holla, ajo gjeti një klinikë në internet, pasi pa një poster që rekrutonte donatorët e vezoreve, transmeton KosovaPress. Një person i tha asaj se shitja e vezoreve “nuk shkakton dëme në trup” dhe ajo do të duhej të merrte injeksione çdo ditë për gjysmë muaji para se mjekët t’i hiqnin vezoret.

Asnjë nga prindërit e vajzës nuk ishte në dijeni të planit të saj.

Ndryshe, produktet e Applet ishin dikur një nga pajisjet më të dëshirueshme elektronike në Kinë, por kishin çmim përtej mundësive të shumë njerëzve në vend. Çmimi për një iPhone është sa rroga mujore e një punonjësi zyre në një qytet të madh.