Kuriozitet

Ditari i Kennedyt u shit për 718 mijë dollarë

Ditari i ish-presidentit të 35-të të SHBA-ve, John F. Kennedy, të cilin e ka mbajtur gjatë kohës së fundit të Luftës së Dytë Botërore, është shitur në një ankand të hapur për 718 mijë dollarë.

Lajmi është bërë publik në ueb-faqen zyrtare të qendrës së shitjeve me ankand, RR Auction. John F. Kennedy i cili punonte për gazetën "Hearst" në vitin 1945, ka mbajtur një ditar prej 61 faqesh gjatë detyrës së tij.

Çmimi në hapje të këtij ankandi ishte 200 mijë dollarë, ndërsa shtija e tij u realizua për shumën 718 mijë dollarë.