Kuriozitet

Arkeologët zbulojnë “Eliksirin e Pavdekësisë” në Kinë

Foto: CGTN

Disa arkeologë kanë thënë se është zbuluar pija që mund të mundësoj përjetësinë.

Arkeologët thanë se “Eliksiri i Pavdekësisë” u gjet në një enë 2 mijë vjeçare prej bronzi në një varr të lashtë në provincën Henan të Kinës qendrore.

Rreth 3.5 litra “Eliksiri i Pavdekësisë” u gjet në varrin e qytetit Luoyang gjatë disa gërmimeve që u bënë në muajin tetor të vitit të kaluar.

Image

Si fillim u mendua se pija e gjetur në enën prej bronzi mund të ishte një pije e zakonshme, sepse kishte shijen e një pijeje alkoolike, por pas testimeve që iu bënë në laborator u zbulua se ky ishte “Eliksiri i Pavdekësisë”.

Testi zbuloi se lëngu përbëhej nga nitrat kaliumi dhe alunit, lëndë të cilat ishin të regjistruara në një tekst të lashtë që kishte të bënte me një projekt të pavdekësisë.

Xinhua raporton se pija “magjike” u gjet në një varr që i përket një familje fisnike nga dinastia Han Perëndimore që daton në mes të viteve 202 para Krishtit deri në vitin 8 pas Krishtit.


Dhe kjo është hera e parë që një mostër e tillë lëngu është zbuluar e paprekur./shekulli