Kuriozitet

Udhëton 9 mijë milje me gjarpër në çantë

Descriptive Text

Një skoceze ka udhëtuar 9 mijë milje pa e marrë vesh se një gjarpër piton ishte fshehur në njërën prej këpucëve që kishte marrë me vete në çantë.

Moira Boxall ishte tmerruar kur pa se gjarpri ishte në çantë në udhëtimin nga Australia në Glasgow të Skocisë.

Pitoni kishte bërë strofull në këpucë dhe kishte filluar procesin e ndërrimit të lëkurës gjatë tërë këtij udhëtimit.

Boxall menjëherë ka telefonuar autoritetet që e kanë hequr gjarprin nga këpucët.

Image