Kuriozitet

Shtëpia verore në New York kthehet në “shtëpi akulli” nga i ftohti

Erërat e forta nga liqeni Ontario kanë kthyer një shtëpi verore në një “shtëpi nga akulli”.

Pronarët e një shtëpie në plazhin Ramona në Pulaski të New Yorkut janë befasuar kur kanë parë shtëpinë e tyre komplet të mbuluar nga akulli, transmeton koha.net.

Sipas tyre, shtëpia është e mbuluar nga akulli deri në 1 metër në disa vende.

Në foto shihet që akulli ka mbërritur shumë afër çatisë së shtëpisë.

Ata kanë shpërndarë foto të shtëpisë se si është gjatë verës sa për krahasim, dhe si është tani, që duket si të ishte në ndonjë tjetër vend të akullt e jo një shtëpi verore.

{gallery}