Kuriozitet

Gruaja i bën gjëmën, Junckerin e merr në telefon gjatë konferencës

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka bërë një sallë të tërë konferencash në Egjipt të shpërthejë në të qeshura.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka bërë një sallë të tërë konferencash në Egjipt të shpërthejë në të qeshura, transmeton Shqiptarja raportimet.

Gjatë fjalës së tij, Juncker i ka rënë telefoni, diçka që i ndodh për të satën herë.

‘Ishte e dyshimta e zakonshme, gruaja ime’, ka thënë Juncker para të gjithëve duke bërë që të pranishmit t’ia plasnin gazit.

Më pas gjithçka ka vijuar normalisht.