Kuriozitet

Në Suedi hapet Muzeu i ushqimeve të neveritshme

Descriptive Text

Amerikani që themeloi muzeun suedez e mjaft të suksesshëm të dështimeve, ka shpallur falimentin. Samuel West, që ka jetuar në Suedi prej më shumë se 20 vjetësh, thotë se tani mund të vendosë dhe veten në muzeun që ai shpiku me ekspozimin e 100 produkteve më të çuditshme në histori që rezultuan një dështim.

Por ndërkohë muzeu tjetër i tij, ai i ushqimeve më të neveritshme, vazhdon të mbetet një sukses dhe kohëzgjatja e tij në Malmo u shty me 6 muaj të tjera, transmeton TCH.

Aty mund të gjenden ushqime që nuk bëjnë për njerëzit me stomak te dobët: djathë me krimba të gjallë, lëng nga syri i deles, verë miu…

Drejtori i muzeut Andreas Ahrens ka pasur një këndvështrim mjaft interesant lidhur me objektet e ekspozuara aty.

“Neveria është subjektive, sepse lidhet me ato gjëra që na kanë shoqëruar gjatë rritjes. Është një lloj indoktrinimi. Nëse je rritur me diçka dhe je mësuar me të, nuk të duket më e neveritshme”, tregon ai.

Fillimisht muzeu duhet te rrinte hapur për tre muaj, por dhe tani pas një viti, nuk i ka mbyllur dyert akoma, aq shume interesa ka ngjallur.