Putini premton para, ulje taksash dhe falje kredie për familjet që bëjnë fëmijë Foto: Reuters / ilustrim

Putini premton para, ulje taksash dhe falje kredie për familjet që bëjnë fëmijë

21 shkurt 2019 11:25

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka premtuar përjashtime tatimore, lehtësi në huamarrje dhe para fizike, për të mbështetur familjet që “prodhojnë” më shumë fëmijë. Gjatë fjalimit të tij për “Gjendjen e Shtetit”, Putin prezantoi disa masa që do të përmirësojnë kushtet e jetesës.

Duke i vënë theksin familjeve, lideri rus tha se hapi i parë për të rritur të ardhurat është ulja e barrës tatimore.

Presidenti shtoi se do të heqë 5 metra katror sipërfaqe të tatueshme nga pronat rezidenciale, për çdo fëmijë që lind në një familje.

Pronësia e truallit në mbi 600 metra katrorë do të jetë gjithashtu e përjashtuar nga taksat. Familjet me 3+ fëmijë do të përfitojnë një pagesë prej 6,840 dollarë për të ulur kreditë hipotekore.

“Nëse e shtojmë këtë shumë me fondin e përfitimit të lindjes, që mund të përdoret gjithashtu për të paguar kreditë hipotekore, vlera arrin në 13,700 dollarë dhe në shumë zona të Rusisë, kjo do të jetë një sasi e madhe për të përballuar kostot e jetesës. Parimi është i thjeshtë, bëj më shumë fëmije të paguash më pak taksa”, citon SCAN-TV të ketë thënë Putini.

Aktualisht, familjet në Rusi mund të aplikojnë për 2% zbritje të kredive hipotekore, të subvencionuar nga Qeveria ruse. Lideri rus tha se përfitimet kanë qenë të ulëta, për shkak se subvencioni zgjati për pak vite.

Ai premtoi një lehtësim që do të arrijë kohëzgjatjen e kredisë. Moska e ka projektuar koston e kësaj në rreth 466 milionë dollarë vetëm për vitin 2020, por shtoi se do të përfitojnë 600,000 familje.

Ndër masa të tjera përfshiheshin dyfishimi i përfitimeve për familjet me fëmije më aftësi të kufizuara. Më herët gjatë muajit, Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban lajmëroi një lëvizje të ngjashme.

Ai prezantoi masa si përjashtimin nga tatimi ndaj të ardhurave dhe faljen e kredive për gratë që rrisin 4 fëmijë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme