Kuriozitet

Në Rusi ushtarëve u ndalohet smartfoni derisa janë në detyrë

Moskë, 20 shkurt – Parlamenti i Rusisë amendoi një ligj që ndalon ushtarët që të mbajnë smartfonë ndërsa janë në detyrë për shkak të frikës së spiunazhit.

”Personelit ushtarak rus gjithashtu i është ndaluar të postojë informata në internet mbi aktivitetet e tyre”, tha në një deklaratë Dhoma e Ulët e parlamentit rus, Duma.

”Legjislacioni ishte i nevojshëm pasi personeli ushtarak paraqet një interes të veçantë për shërbimet speciale të qeverive të huaja, terroristëve dhe organizatave ekstremiste”, thuhet në deklaratë.

Legjislacioni në mënyrë specifike ndalon personelin ushtarak nga “pajisjet elektronike personale” që mund të ruajnë foto ose video ose për t’u përdorur për vendndodhjen gjeografike.