Një burri i hiqen 2 kg gurë e monedha nga barku

Një burri i hiqen 2 kg gurë e monedha nga barku

19 February 2019 18:48

Një “koleksion” gurësh, kapakë shishesh dhe monedha me peshë 2 kg janë nxjerrë nga stomaku i një burri.

Pacienti 54-vjeçar, i cili nuk është identifikuar, u ankua për dhimbje në stomak dhe kërkoi ndihmë nga mjekët.

Mjekët vënë re se burri ishte i fryrë dhe mund të ndjente “diçka që i ngjante gurëve të vegjël” kur ata preknin barkun e tij, transmeton KsP.

Skanimi më pas tregoi objektet që “zënë gjithë stomakun” e pacientit nga Koreja Jugore.

Pas marrjes në pyetje, ai pranoi se shpesh hante monedha dhe guralecë kurdoherë që ndihej i shqetësuar - përkundër marrjes së ilaçit për qetësim.

Njeriu, i cili mendohet të jetë nga Goyang në veri të kryeqytetit Seul, u lind me një paaftësi intelektuale.

Kirurgët u përpoqën fillimisht për t’i hequr objektet duke përdorur një gastroskopi - ku një tub i hollë është futur në stomak përmes gojës.

Megjithatë, ata dështuan për shkak të sasisë së objekteve të pranishme dhe nuk ishte e qartë se sa prej tyre pacienti kishte gëlltitur.

Ditën tjetër, ekipi i kirurgëve i nxori trupat e huaj një nga një përmes një procedure kirurgjikale. Gjërat e nxjerra përfshinin guralecë, monedha dhe kapak shishesh, tha mjeku Pyong Wha Choi.

Pacienti u lirua nga Spitali Ilsan Paik i Universitetit Inje dhe shkoi në shtëpi pas një qëndrimi nëntë ditor.

Nuk është e qartë se sa kohë trupat e huaj kishin qenë brenda tij. Mjeku Choi tha se gëlltitja e trupave të huaj është më e zakonshme te fëmijët, pasi ato gëlltiten aksidentalisht. Megjithatë, te të rriturit e shëndetshëm, objektet që më së shumti gëlltiten përfshijnë halat e peshqve dhe eshtrat e pulave.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme