Adoleshentja zgjohet nga koma, zbulon se ka sjellë në jetë një vajzë

Adoleshentja zgjohet nga koma, zbulon se ka sjellë në jetë një vajzë

19 February 2019 15:04

Një adoleshente, e cila përfundoi në gjendje kome pasi kishte shkuar në shtrat me një dhimbje koke u zgjua katër ditë më vonë për të zbuluar se sjellë në jetë një vajzë.

Ebony Stevenson, 18 vjeç, nga Oldham, nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë kur u shtri në shtrat se nuk ndihej mirë. Ajo u dërgua në spital pasi kishte vuajtur një sërë krizash dhe mjekët zbuluan se ajo ishte shtatzënë, shkruan BBC.

Image

Foshnja e saj ishte fshehur në njërën vezore, në një gjendje të rrallë që quhej “didelphys uterus”.

Njëra nga vezoret vazhdonte të prodhonte menstruacione, ndërsa tjetra po rritte fëmijën e saj.

Për këtë arsye shtatzënia shkoi pa u vënë re. Adoleshentja u zgjua nga koma dhe pa që kishte lindur një vajzë rreth 3.45 kg.

Ajo nuk kishte përjetuar asnjë goditje nga foshnja, të përziera në mëngjes dhe nuk kishte patur asnjë problem me menstruacionet./oranews

Komentet

Shto koment

Të ngjashme