Besnikëria e qenit të futbollistit Sala, i shkoi pas deri te varri

Besnikëria e qenit të futbollistit Sala, i shkoi pas deri te varri

19 February 2019 11:38

Qentë janë kafshët më të dashura dhe ky nuk është një lajm i ri. Vdekja e tragjike e Emiliano Salas, ishte një ngjarje shumë e rëndë për botën e futbollit.

Por, nuk ishin vetëm njerëzit ata që e përjetuan keq këtë humbje. Edhe qeni i tij, i quajtur Nala është dëshpëruar nga humbja e Sala. Besnikëria e qenit zakonisht ka qenë në dyshim, por në rastin e Nalas vërtetohet më së miri, pasi qeni ishte prezent dhe në varrimin e ish-futbollistit të Nantes.

Fotot e kanë kapur qenin, i cili priste jashtë në kohën që ishin duke u bërë homazhet. Nala e ka shoqëruar Salan gjatë gjithë kohës që ai ka luajtur në Francë te Nantes./kj

Komentet

Shto koment

Të ngjashme