Kuriozitet

Vajza kroate u zhduk 18 vite më parë, trupi i saj gjendet në frigoriferin e shtëpisë

Descriptive Text

Një zbulim tronditës ka shokuar opinionin publik në Kroaci. Mediat raportojnë se trupi i një gruaje të zhdukur 18 vite më parë është gjetur brenda një frigoriferi.

Policia kroate ka arrestuar Jasmina Dominic, motrën e madhe të viktimës që ishte raportuar e zhdukur në vitin 2005, por që nuk e kishin parë që nga viti 2000.

Trupi u gjet të shtunën në një frigorifer në korridorin e shtëpisë së familjes Dominic në fshatin Pavlovec, në verilindje të Zagrebit. Familja i kishte thënë policisë se në të kaluarën, Dominic jetonte jashtë vendit, ndërsa ngjarjen e kishin fshehur vetë.

“Ata (familja) na orientuan në drejtime të tjera gjatë hetimeve”, tha hetuesi duke dhënë detaje për hetimin fillestar lidhur me zhdukjen e Jasmina Dominic.

“Ne kontrolluam shtëpinë gjatë hetimit, por nuk kishim informacion se mund të kishte ndodhur diçka brenda shtëpisë”, thuhet në njoftimin e policisë së Kroacisë.

Ky rast ka tronditur vendin dhe njerëzit me habi pyesin se si familja ka jetuar për një kohë kaq të gjatë me një trup të fshehur brenda shtëpisë/Shqip.

Image