Vdes marinari i fotografisë ikonike të fundit të Luftës së Dytë Botërore

Vdes marinari i fotografisë ikonike të fundit të Luftës së Dytë Botërore

18 February 2019 17:28

George Mendonsa, një marinar amerikan, i fotografuar derisa puthte një grua në sheshin Times, duke festuar fundin e Luftës së Dytë Botërore, vdiq në moshën 96-vjeçare.

Vajza e tij i tha medias lokale se Mendonsa kishte një sulm në zemër.

Mendonsa ishte xhiruar duke puthur Greta Cimer Fridman, një asistente dentare në një uniformë infermiere, në New York Times Square më 14 gusht 1945, në ditën e kapitullimit japonez.

Fotografia e Alfred Eisenstadt është bërë një nga më të famshmet e shekullit XX.

Vetëm vite më vonë u konfirmua se Mendonsa dhe Friedman ishin në lidhje, transmeton Ksp.

Mendonsa vdiq dy ditë para ditëlindjes së 96-të, ndërsa Friedman vdiq në vitin 2016, në moshën 93-vjeçare.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme