Vdiq furrtari Arvanitakis që refugjatëve në Greqi u jepte bukë falas

Vdiq furrtari Arvanitakis që refugjatëve në Greqi u jepte bukë falas

18 February 2019 08:49

Furrtari grek, Dionishis Arvanitakis, i cili iu jepte bukë falas refugjatëve në ujdhesën Kos, vdiq në moshën 77 vjeçare.

Kryetari i Komisionit Evropian Jean – Claude Juncker në një kumtesë, ka shprehu respektin e vet për Arvanitakisin të cilin e ka quajtur “shembull të qytetarit evropian që tregoi shpirtmadhësinë e rrallë dhe dhembshurinë ndaj qindra imigrantëve të pafat".

"Evropa ime është ajo që e ka përfaqësuar Dionishis Arvanitakis", ka theksuar Juncker.

Arvanitakis, i cili u rrit në një familje të varfër me 10 anëtarë, në moshën 16 vjeçare emigroi në Australi por u kthye sërish në Greqi. U shpërngul në ujdhesën Kos në vitin 1970 dhe aty me kursimet e hapi një furrë.

Shkaku i vdekjes së Arvanitakisit nuk u kumtua.

Në marsin e vitit 2015, filloi të shpërndante çdo ditë nga 100 kilogramë bukë falas për refugjatët që kishin shkuar në ujdhesën Kos,njofton AP, transmeton Koha.net.

"E di ç’është të mos kesh asgjë", kishte thënë më herët Arvanitakis.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

hjashari19/02/2019 10:45

Po. Arvanit- shqiptar eshte, prandaj ka qene njeri I mire Ndjese paste!

Shto koment

Të ngjashme