Gjermanët shembin termocentralin me 250kg eksploziv

Gjermanët shembin termocentralin me 250kg eksploziv

17 February 2019 22:03

Në Gjermani u shkatërrua një ish-termocentral me qymyr Kneper, për të cilin u përdorën 250 kilogramë eksploziv.

Termocentrali në periferi të Dortmundit u mbyll në vitin 2014 dhe ai tash u bë rrafsh me tokë në dy shpërthime, shkruan Bild.

Në shpërthimin e parë, u shkatërrua pjesa qendrore e uzinës 70 metra e lartë, ndërsa në shpërthimin e dytë u shemb kulla e dytë e ftohjes 128 metra e lartë dhe oxhaku 210 metra i lartë.

Njëqind nga banorët e afërt janë evakuuar. Puna për rehabilitimin e terrenit, e cila duhet të përfundojë vitin e ardhshëm, do të fillojë së shpejti.

Gjermania ka në plan të mbyllë termocentralet e saj bërthamore deri në vitin 2022 dhe qeveria po shqyrton shuarjen e centraleve të thëngjillit deri në vitin 2038 në mënyrë që të reduktojë emetimet e gazrave të dëmshëm.

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme