Shfaqet emri i parë në NEWBORN

Shfaqet emri i parë në NEWBORN

17 February 2019 13:59

Besjana, është emri i parë që është shkruar në monumentin NEWBORN, që këtë vit përçon mesazh për ruajtjen e ambientit.

Siç duket, as këtë vit NEWBORN-i s’do të shpëtojë nga shkarravinat e emrat e qytetarëve.

Kreatori i NEWBORN-it, Fisnik Ismaili, e ka publikuar fotografinë në Facebook, e si në humor e ka shkruar Aulona 2019. Sepse kujtojmë se më 17 shkurt 2008, në monumentin e NEWBORN-it të parë, emri i parë që u shkrua ishte Aulona.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme