Kuriozitet

Burri kafshohet nga gjarpri pastaj ai kafshon gruan e tij që të vdesin së bashku

Një ngjarje pothuajse tragjike e romantike sa edhe Romeo e Julieta ka ndodhur në Indi.

Një burrë është kafshuar nga një gjarpër helmues, por që nuk ka dashur të vdes pa gruan e tij, kështu që ai ka kafshuar atë në dorë, në mënyrë që helmi t’i vrasë të dy.

Por ‘Gulieta’ e tij ka jetuar, transmeton Koha.net.

Sipas mediave indiane, raporton ‘health’, Shankar Rai ishte duke fjetur kur u kafshua nga gjarpri vdekjeprurës.

Në mëngjes, kur ai e kuptoi që me shumë gjasa nuk do të mbijetoj, ai i tha gruas së tij se dëshira e fundit e tij ishte që ata të vdesin të dy së bashku.

Kur ajo u pajtua, ai e kafshoi atë në dorë, dhe që të dy ata ranë në tokë pa ndjenja.

Ata u gjetën më vonë e u dërguan në spital, ‘romeo’ vdiq por ‘Julieta’ e tij shpëtoi.

Gruaja e tij pastaj tregoi ngjarjen dhe tha: “Ai më tha mua se më donte shumë dhe se donte që të vdisnim së bashku duke ma kapur dorën time dhe kafshuar. Unë e kam lejuar atë që të më kafshojë”.

Sipas mediave në Indi, nga kafshimet e gjarpërinjve kanë vdekur afër 1 mijë njerëz gjatë 2017-ës.