Hong Kongu pushtohet nga derrat e egër

Hong Kongu pushtohet nga derrat e egër

13 February 2019 11:07

Hong Kongu pushtohet nga derrat e egër. Gjithnjë e më shumë këto kafshë po tërhiqen nga pyjet, abitati i tyre natyror, dhe po preferojnë të jetojnë në qëndrat urbane, deri dhe supermarket.

Ndërsa po afrohet festa tradicionale e Vitit të Derrit, Hong Kongu po përballet me shqetësime, kjo për shkak të derrave të egër që po pushtojnë rrugët. Gjithnjë e më shumë këto kafshë po tërhiqen nga pyjet, abitati i tyre natyror, duke preferuar qendrat urbane, deri supermarketet dhe qendrat tregtare.

Llogaritet se në 5 vitet e fundit, numri i tyre është pesëfishuar. Banorët e Hong Kongut ndihen të shqetësuar ashtu si dhe autoritetet shtetërore, të cilat janë vënë në lëvizje për të gjetur një zgjidhje për problemin. Ndërkaq policia e Hong Kongut po përdorë mburoja natyrore dhe rrjeta për të kapur derrat, të cilët gjejnë shpëtim deri dhe në butik apo dyqane fëmijësh.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme