Kuriozitet

Në Gabon gjenden gjurmë të fosilizuara të mukozës 2,1 miliardë vjet të vjetra

Në shtetin e Afrikës qendrore, Gabon, janë gjetur gjurmë të fosilizuara të mukozës, të vjetra 2,1 miliardë vite.

Sipas lajmit të CNN, që transmeton AA, hulumtuesit gjatë punimit që po zhvillonin në qytetin Fraceville të Gabonit, kanë përdorur teknika jo-destruktive të imazhit mbi këtë gjurmë fosilizuar.

Lëvizja e parë në tokë mendohej se është para 570 milionë vitesh ndërsa me këtë zbulim tashmë lëvizja e parë në tokë mendohet se është zhvilluar para 2,1 miliardë vitesh.

Prof. Dr. Abder Al-Albani, nga ekipi hulumtues në Universitetin Poitiers të Francës, tha se format më të vjetra të jetës të cilat njihen në botë janë të para 3,8 miliardë viteve. Ai theksoi se edhe para 2 miliardë vitesh mund të ketë pasur jetë bakteriale.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.