Kuriozitet

Pse kinezët shënojnë vitin e ri hënor?

Viti i ri kinez ka nisur një ditë më parë me celebrime e festa për Vitin e Derrit, në atë që është festivali i 4 shkurtit në Kinë, por përse e shënojnë vitin e ri hënor ata?

Festivali i vitit të ri në Kinë vazhdon nga 5 deri në 19 shkurt, i njohur si Festivali i Pranverës, nisja e të cilit është festë kombëtare në Kinë. Por kjo nuk ditë çdo vit në të njëjtën ditë pasi përcaktohet nga kalendari hënor i Kinës.

Kalendari lunar kinez ka funksionuar si një udhëheqës fetar, dinastie dhe shoqërie prej kohërave të lashta. Kockat e orakujve të shënuara me të dhëna astronomike tregojnë se ky kalendar ka ekzistuar prej shekullit XIV p.e.s. kur në fuqi ishte dinastia kineze Shang.

Struktura e kalendarit nuk ka qenë statike dhe ndryshonte nga një rajon te tjetri. Kalendari i përshtatet fazave të hënës dhe ekuinokseve diellore.

Normalisht viti i ri kinez nis me hënën e re që ndodh mes fundit të janarit dhe fundit të shkurtit. Festimet e tij zgjasin 15 ditë deri në hënën e plotë që kulmon me Festivalin e Fenerëve të kuq.

Kalendari kinez përfshin gjithashtu zodiakun kinez, që është i dymbëdhjetë stinëve apo “shenjave”, sipas rrugës së diellit në kozmos.

Pranohet përgjithësisht se fillimisht zodiaku kishte të bënte me adhurimin e kafshëve. Ai ka ekzistuar në kulturën kineze që prej dinastisë Qin më shumë se 2000 vjet më parë, transmeton atsh.

Çdo vit i ri shënohet nga karakteristikat e një prej 12 kafshëve të zoodiakut: miu, demi, tigri, lepuri, dragoi, gjarpri, kali, delja, majmuni, gjeli, qeni e derri.

Këtë vit është Viti i Derrit. Zodiaku luan rol të rëndësishëm në kulturën kineze dhe mund të përdoret për të parashikuar fatin e vitit përkatës.