Kuriozitet

“Limaj e Veseli për Shën Valentin”

Broshura me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe kryetarin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, janë shpërndarë nëpër Prishtinë, në broshura ‘dashurie’.

Në këto broshura, të dy shihen duke i ofruar dhuratë njëri tjetrit për Shën Valentin, transmeton Kosovapress.

Një e tillë është vendosur në kampusin universitar në Prishtinë, ku është shkruar se ‘Shën Valentini po vjen’, e derisa ata shihen duke ofruar dhuratën, është shkruar “hmm... s’po di cilin?”.

{gallery}