Vitet  2015-18 më të nxehtat atmosferike që kur maten temperaturat

Vitet 2015-18 më të nxehtat atmosferike që kur maten temperaturat

07 February 2019 11:13

Gjenevë, 7 shkurt – Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se në katër vitet e fundit janë regjistruar temperaturat më të larta, të matura që nga koha kur ato janë regjistruar për herë të parë, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Shkak për këtë është bërë masa e lartë e gazit nga efekti serrë në atmosferë, me 1,2°C më shumë se vitet e tjera, ku 2016 është regjistruar si viti më nxehtë.

OKB-ja merr në konsideratë vitin 1880, si vitin që prej të cilët rritjet e temperaturave janë shtruar me ritme sistematike.

Viti 2019 nuk parashikon të ketë temperatura më të ulëta se matjet e regjistruara në katër vitet e fundit.

“Fenomene të forta meteorologjike kanë pasur një ndikim madhor në shumë vende të ndryshme. Çështje të tilla duhet të marrin rëndësi kryesore për uljen e gazrave me efekt serrë duke bërë matjet e përshtatshme për uljen e këtij fenomeni”, thuhet në raportin e OKB-së.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme