E varrosën të gjallë foshnjën e “pushtuar nga shpirtra të këqij”, e shpëton kalimtari

E varrosën të gjallë foshnjën e “pushtuar nga shpirtra të këqij”, e shpëton kalimtari

05 shkurt 2019 15:34

Tri orë pasi prindërit e kishin varrosur fëmijën e gjallë, një njeri kishte dëgjuar klithmën nga varri dhe e kishte shpëtuar.

Foshnja jo plot trijavëshe ishte mbuluar me dhe në një varrezë të cekët pranë një hurdhe peshqish në vendin Shajahanpur në veri të Indisë, raporton ngjarjen Daily Mail, transmeton Koha.net. Në këtë kohë temperatura kishte rënë në tri gradë. Kalimtari e kishte zhvarrosur dhe ende të gjallë e kishte dërguar në spital, ku gjendja e tij ishte stabilizuar.

Në tokën e ftohtë fëmija kishte kaluar rreth tri orë. Darmendra Kumar rastësisht ishte i pari që kishte dëgjuar klithmat e bebes.

kaloja pranë hurdhës rreth orës shtatë në mbrëmje kur dëgjova beben që po qante. Klithmat e tij e tij më çuan deri në vendin ku ishte e varrosur. Me shpejtësi hoqa dheun dhe e gjeta të gjallë", tregon Kumari, transmeton Koha.net.

Foshnjën e kishte dërguar në spitalin më të afërm dhe për këtë e kishte njoftuar policinë.

"Ishte një gjë e tmerrshme. Nuk mund të besoj që dikush mund të lë foshnjën në një kësi të ftohti", ka shtuar Kumari.

Hetimi policor ka zbuluar se babai i fëmijës (30) dhe e ëma e tij (28) e kishin varrosur fëmijën e tyre të tretë bashkë me dy kushërinj sipas këshillës së klerikut lokal, i cili u kishte thënë se fëmija ishte i pushtuar nga shpirtra të këqij. Policia ka konfirmuar se bashkë me babën e fëmijës kishte arrestuar edhe tezën dhe dajën si dhe klerikun, ndërsa e ëma ndodhet në arrati.

"Foshnjën e ka varrosur tezja pasi për këtë e kishin lutur prindërit e tij. Ata e kishin ndërmarrë këtë hap pas këshillës së klerikut sipas të cilit vajza ishte e pushtuar nga shpirtra të ligj dhe se prania e saj në shtëpi të gjithëve do t'ua shkatërronte jetën", sqaroi policia.

Kleriku, tantriku është praktikues i trantres, siç quhet një degë e sistemit të besimit hindu dhe budist. Tantra është një nocion i gjerë që përfshin shumë teori dhe tekste rreth metodave dhe praktikës së besimit, përcjell Koha.net.

Klikoni këtu për ta par videon.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme