Kuriozitet

Kur një fryt i vetëm kushton “vetëm” 1 000...dollarë!

Descriptive Text

Xhakarta, 4 shkurt – Një varietet i rrallë i durianit, një fryt nga zona jugaziatike, u shit për 1 000 dollarë secili në një qendër tregtare, në një qytet indonezian.

”Supermarketi i Tasikmalajës ka arritur të shesë dy fruta, të quajtur J-Queen me çmimin prej 14 milionë rupi (rreth 1 000 dollarë)”, sipas faqes së internetit Kompas.com.

Ky është fryti më i famshëm i qytetit të Tasikmalajës, ku paga minimale është dy milionë rupi (142 dollarë) në muaj.

”Vizitorët e qendrës tregtare kanë bërë fotografi me frytin”, sipas medieve lokale.

“Do të preferoja të blija një motor dhe ta përdorja për 10 vjet”, ka thënë një përdorues në Twitter.