Përdorte çamçakëz për të mbushur hapësirat në dhëmbët para se të fitonte lotarinë Foto: Mirror

Përdorte çamçakëz për të mbushur hapësirat në dhëmbët para se të fitonte lotarinë

03 shkurt 2019 01:15

Fituesja e një lotarie në Britani të Madhe e cila një kohë përdorte çamçakëz për të fshehur zbrazëtirat në dhëmbët e saj, ka shfrytëzuar paratë e fituara për të blerë një buzëqeshje të re.

Melissa Ede, 58 vjeçe, e cila më parë është bërë virale për vallëzimin e saj në kuzhinë me gjësendet të lidhura në gjoksin e saj, ka fituar 4 milionë funte në lotarinë me letrat gërvishtëse, transmeton Koha.net.

Ish-taksistja ka humbur shumicën e dhëmbëve të saj kur është sulmuar dhunshëm nga pasagjeri i saj shtatë vite më parë.

Ajo tha për Mirror se kishte përdorur çamçakëz dhe madje dhëmbët false 5 funtëshe nga eBay për të mbushur hapësirat para se të shpenzonte 42,000 funte në 23 dhëmbët e saj të rinj.

  • Foto: Mirror
  • Foto: Mirror
  • Foto: Mirror
  • Foto: Mirror

Duke e përshkruar transformimin e saj si të “pa besueshëm”, ajo tha: “Dhëmbët e mia ishin aq keq saqë mund të luaja në filmin ‘Predator’ (‘Grabitari’)”, përcjell Koha.net. “Tani e shikoj pasqyrën dhe dikush tjetër është kthyer. Ndihem si një zonjë e re. Kam pritur për këtë ditë”, shoti ajo.

Transgjinorja Melissa, e cila është shfaqur në Jeremy Kyle në të kaluarën, ka kaluar në një trajtim 9-të orësh para se pamja e saj e re të kompletohej.

Ajo tani jeton me të dashurën e saj Rachel Nason, 38 vjeçe, dhe pesë nipërit dhe mbesat në një shtëpi 500,000 funtësh me 5 dhoma të gjumit.

Gjithashtu, çifti ka edhe një veturë BMW 35,000 funtëshe ndërsa Melissa thotë se ka dhuruar 200,000 funte për bamirësi, të afërmve, miqve dhe të huajve.

Ede, po ashtu, thotë se ende nuk ka përfunduar transformimin, ajo dëshiron të rregullojë hundën dhe fytyrën.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme