Në Afrikën e Jugut zbulohet qyteti i humbur 200 vjeçar

Në Afrikën e Jugut zbulohet qyteti i humbur 200 vjeçar

01 February 2019 14:40

Arkeologët kanë zbuluar një qytet të humbur 200 vjeçar në periferi të Johanesburgut, Afrikën e Jugut, që dikur ishte shtëpia e më shumë se 10.000 njerëzve. Metropoli, i quajtur Kweneng, mendohej se ishte thjesht një shpërndarje e kasolleve të lashta, por pas tre dekada kërkimesh të ndërlikuara më në fund është zbuluar se ka qenë qyteti i 800 shtëpive.

Vendndodhja e lashtë, që ndodhet nën bimësi të dendur në Parkun Kombëtar të Suikerbosrandit, u projektua fillimisht duke përdorur teknologjinë lazer të avancuar. Arkeologët përdorën miliarda lazera që depërtonin përmes bimëve dhe krijuan një version dixhital të asaj që Kweneng ishte dikur, transmeton BW.

Kweneng, i cili besohet se ka rënë pas një konflikti civil, arriti kulmin e zhvillimit në mes të shekullit të 15-të dhe 19-të, ku zgjerua rreth 20 kilometra. Për studiuesit zbulimi është një dritare emocionuese në të kaluarën e rajonit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme