Për çka “i vije keq” Pal Lekajt

Për çka “i vije keq” Pal Lekajt

29 January 2019 23:45

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, njëherësh nënkryetar i AAK-së së kryeministrit, Ramush Haradinaj, e ka kthyer shprehjen e tij emblematike, “më vije keq”.

Ai ka thënë se i vjen keq për ata që mendojnë se partneriteti i SHBA-së me Kosovën është në dyshim. E nuk ka shprehur fare dyshim se Qeveria Haradinaj do të vazhdojë.

“Të gjithë ata që mendojnë se partneriteti jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në dyshime, MË VIJE KEQ MË VIJE. #QeveriaVazhdon”, ka shkruar në një postim në profilin e tij në Facebook.

E ka shoqëruar me dy flamujt, atë të SHBA-së dhe të Kosovës, e nuk e ka lënë pa e sponsorizuar këtë postim. E ka shoqëruar me një foto mes turmës, ku ai shihet duke e shikuar orën e tij.

Kujtojmë se shprehja “më vije keq” u bë e famshme për Lekajn që nga fushata zgjedhore për kryetar komune. Veçmas në Rubikon të KTV-së, në ballafaqimin në balotazh me Astrit Haraçinë, ku ai i përsëritë me dhjetëra herë se “i vije keq”, për atë që e quante keqqeverisje nga ky i fundit. Ato zgjedhje i kishte fituar Lekaj, për t’u ngjitur në krye të Komunës së Gjakovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme